Foto ilustruese

Një 71-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën Vorë-Fushë Krujë. Kanë qënë kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë rreth orës 05.40 të mëngjesit të së hënës, për një person të shtrirë në tokë.

R.Z., 71 vjeç dyshohet se është aksidentuar nga një mjeti që është larguar nga vendi i ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore për të kryer ekspertizën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Top Channel