Skënderbeu pëson humbjen e parë, Luftëtari befason Kamzën

10/12/2017 15:51

Laçi vazhdon të befasojë në Kategorinë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani frenoi Skënderbeun me rezultatin e ngushtë 1-0, duke i shkaktuar skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja humbjen e parë në këtë kampionat.

Skënderbeu u shfaq superior ndaj Laçit për pjesën më të madhe të sfidës, por pa mundur në asnjë moment të gjejë rrugën e rrjetës. Ishte pikërisht Laçi, që e shfrytëzoi momentin në fillimin e pjesës së dytë, kur shënoi edhe golin e avantazhit me anë të Uzunit, gol që mbeti në fuqi deri në fundin e 90-minutëshit.

Skënderbeu vazhdon të jetë në krye të Superiores, por diferenca e korçarevë me Flamurtarin e vendit të dytë reduktohet në 6 pikë.

Kamza do të jetë e detyruar që këtë javë të pranojë vendin e tretë në klasifikim. Skuadra e Ramadan Ndreut u befasua nga Luftëtari, në fushën e saj, teksa u mposht me rezultatin 1-0.

Heroi i gjirokastritëve u bë Elvi Rroca, me golin e shënuar në minutën e 93-të, duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë shumë të vyera, që i japin mundësinë që për këtë javë të dalë nga zona e ftohtë e r

Top Channel