S’ka afat për Elbasan-Tiranë, “by pass” për lëvizjen e përkohshme

10/12/2017 14:01

Ende nuk ka një afat për hapjen e autostradës Elbasan-Tiranë, e cila u bllokua mëngjesin e së shtunës nga rrëshkitja e një masivi shkëmbor.

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro tha se po shihet mundësia e krijimit të një “by pass”-i për të garantuar lëvizjen e përkohshme.

Ndërkohë, sipas drejtorit të ARRSH-së, është ende herët për të përcaktuar fajtorët dhe përgjegjësit e situatës.

Përveç rrëshkitjes aktuale, drejtori i rrugëve shtroi problematikën e një terreni jo të qëndrueshëm, jo vetëm në këtë zonë, por edhe në zona të tjera. Ndërkohë, nëse nuk garantohet siguria e lëvizjes, trafiku do të vazhdojë të jetë i zhvendosur nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë.

Top Channel