Partizani ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Teutës, pas golit të shënuar në minutën e 4-t shtesë nga Idriz Batha. takimi i ‘Selman Stërmasit’ filloi me disa minuta vonesë, për shkak të përplasjes mes tifozëve të kuq dhe policisë, që nuk lejonte hyrjen në stadium pa kartë identiteti.

Skuarda e Maganit e nisi mirë takimin dhe gjeti avantazhin e parë me anë të Cmajcanin në minutën e 19′. Skuadra e Starovës reagoi dhe barazoi shifrat në të 23-tën, me Lorenc Trashin, duke bërë që entuziazmi i miqve të venitej shumë shpejt.

Gjithsesi, pavarësisht përpjekjeve, goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 4-t shtesë dhe u shënua nga mesfushori Batha. Kjo ishte fitorja e 3-të e Partizanit, në 4 ndeshjet e fundit, ku kanë grumbulluar 10 pikë, ose 1 më pak sesa grumbulluan me Iulianon në 10 takime.

Klubi i kuq ka njoftuar edhe arritjen e marrëveshjes për transferimin e Bruno Telushit në muajin janar. Ish futbollisti i Flamurtarit, muajt e fundit është aktivizuar në Kroaci me Slaven Belupon.

Top Channel