Fshati gjerman u shit për “një copë bukë”

10/12/2017 20:14

A keni ëndërruar qoftë edhe një herë të vetme që të keni një fshat personal, aq më tepër në një zonë piktoreske në Gjermani?

Epo mundësia iku. Alwine, një fshat i vogël në zonën rurale të Brandenburgut, dy orë larg Berlinit dhe i vendosur në Gjermaninë Lindore u shit për një “copë bukë”.

Këshilli lokal i i qytezës Uebigau-Ëahrebruck e hodhi në ankand dhe pranoi ofertën më të mirë, që ishte 160 mijë euro për të blerë 16 mijë metër/katrorë sipërfaqe në të cilën është ngritur fshati.

Këshilli thotë se ishte i detyruar që ta merrte këtë vendim për shkak se 15 rezidentët e moshuar që kishin mbetur ende në këtë fshat e kishin të pamundur që të mirëmbanin ndërtesat e tjera dhe infrastrukturën e rrugore.

Blerësi mbetet anonim, por autoritetet shpresojnë që përmes kësaj shitjeje t’i japin një tjetër hov turizmit në këtë fshat piktoresk, i themeluar në shekullin e 19-të si bazë për minatorët e minierave pranë. Pas Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e Gjermanisë Lindore dhe ashtu si shumë prona të tjera u shtetëzua.

Top Channel