Festivali i zogjve, mbi 1000 shpendë ekspozohen në Tiranë

10/12/2017 17:57

Mbi 1.000 zogj, te klasifikuar në mbi 300 raca të ndryshme qëndrojnë të ekspozuara që prej të shtunës në Qendrën Rinore.

Federata e Ornitologëve Shqiptarë ka organizuar “Festivalin e Zogjve” me mbarështues nga e gjithë Shqipëria, nga Italia, Kosova, Mali Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia .

“Ne jemi mbrapa me interesin që shfaqin njerëzit dhe këtë e tregon edhe prezenca e kaq shumë vizitorëve që ju shihni. Mundohemi që këtë pasion që kanë njerëzit ta organizojmë nëpërmjet shfaqeve të tilla. Mbarështuesit rritin këto krijesa nëpër fermat e tyre dhe mezi presin këtë periudhën e fundit të vitit, për të treguar arritjet e tyre”, tha sekretari i FOSH-së, Koço Kaskaviqi.

Kjo është hera e dytë që në Shqipëri organizohet një aktivitet i tillë. FOSH synon që këtë organizim ta kthejë në traditë të vazhdueshme për të gjithë rajonin, duke nxjerrë edhe zogj fitues sipas kategorive.
enda kësaj race”, u shpreh Koço Kaskaviqi.
“Fituesit ose zogjtë më të bukur janë brenda racës. Në qoftë se do të shohim tek zogjtë e kuq, kanarina e kuqe cilësohet fituesi br

“Zogjtë ndahen në kategoritë e formës, pozicionit, të ngjyrës dhe të këngës. Tek zogjtë e formës dhe pozicionit po përmend disa raca që kanë ardhur nga kolegët tanë italianë. Janë yorku, gloster, five, etj.”, u shpreh Eduart Cara, përfaqësues i FOSH-së për Marrëdhëniet me Jashtë.

Për herë të parë përfaqësuesit e mbarështuesve shqiptare do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Ornitologjisë, që do të bëhet në Cesena, Itali nga data 13 deri në 21 Janar, 2018.

Top Channel