Dy oferta para Tiranës, Ze Maria rrëfen në Exclusive

10/12/2017 22:23

Ze Maria rrëfeu në Exclusive se para se të pranonte ofertën për të drejtuar skuadrën e Tiranës, klube shqiptare e kishin kërkuar dy herë më parë për të bërë të njëjtën gjë, por që të dy oferta i kishte refuzuar.

Arsyeja?

“Më kishin thënë para se të shkoja në Kenia që të vija në Shqipëri, por nuk mund ta them se me cilën skuadër. Vitin e kaluar më thanë sërish për të drejtuar një skuadër tjetër të madhe. E refuzova sepse doja të përfundoja projektin tim në Kenia. Kisha një skuadër që ishte në vendin e tretë nga fundi, e çova në finalen e Kupës dhe e mbylla kampionatin në vendin e dytë”, përgjigjet braziliani.

“E treta e vërteta” mbërriti nga Tirana. Ai

Më pas më erdhi oferta e radhës nga Shqipëria dhe vendosa ta pranoj. Duhej të isha afër familjes dhe për të qenë më pranë familjes vendosa ta pranoj. Kur punoja në Kënia jetoja vetëm dhe në dy vite që isha atje, e shihja familjen vetëm dy herë në vit. Kjo ishte një tjetër shtysë që më detyroi ta pranoj”, thotë ai.

Ze Maria tregon se Ancelotti është shembulli i tij për trajner, ndërsa rrëfen edhe një periudhë të vështirë të teknikut italian, në kohën kur drejtonte Parmën.

“E kam patur tek Parma për dy vite dhe drejtoi një grup që ishte i vështirë të drejtohej. Buffon sapo niste karrierën e tij, Thuram, Cannavaro, Sensini e të tjerë të kombeve të ndryshme. Kam dëgjuar në dhomat e zhveshjes shumë fjalë kundër trajnerit. Ishim një skuadër pretendente për titull, por në dhjetor ishim në vendin e parafundit. Aty vendosëm të bëjmë një mbledhje dhe e sulmuam të gjithë. Ai kërkoi falje dhe ndihmë për ta tejkaluar një situatë të tillë. Në fund të kampionatit ishim dy pikë larg Juventusit në vendin e dytë dhe Parma për herë të parë mori pjesë në Champions League”, kujton trajneri i Tiranës.

E kam ndjekur kur ishte tek chelsea. Ishte i njëjtë, korrekt dhe u qëndron fjalëve që thotë. Është një shembull që më pëlqen ta ndjek. Ka edhe trajnerë të tjerë shumë të mirë, si Guardiola, Mournho, apo Simeone, por unë përpiqem të jem gjithmonë vetvetja.

Top Channel