Derbi i Manchesterit ka shkuar për Cityn e guardiolës, që triumfoi me rezultatin final 1-2 dhe shkoi +11 pikë nga United i vendit të dytë.

Skuadra e Guardiolës gjeti avantazhin me fantazistin David Silva, në minutën e 42′, ndërsa ‘djajtë’ u kundërpërgjigjën vetëm 3 minuta më pas, me anë të Marcus Rashford.

Goli vendimtar u shënua nga Otamendi në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa pavarësisht përpjekjeve, skuadra e Mourinhos nuk arriti të gjejë golin e barzimit.

Me këtë fitore City ‘vret’ kampionatin anglez, pasi ka krijuar një distancë prej 11 pikësh nga ndjekësi më i afërt, që është pikërisht Unitedi dhe kjo pas vetëm 16 javëve.

Top Channel