Barcelona është rikthyer tek fitorja në La Liga dhe e bëri këtë me forcë në një nga fushat më të vështira të kampionatit spanjoll.

Katalanasit fituan 0-2 përballë Vilarealit në fushën e këtij të fundit. Vendasit, që pas minutës së 60-të luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Rabas, rezistuan deri në minutën e 72-të, kur Suarez mori një top nga Paco dhe pasi shmangu edhe portierin vendas, shtyu topin në rrjetë.

Për të vulosur fitoren dhe rezultatin e këtij takimi u kujdes Messi, që thuajse 10 minuta më vonë gjeti rrugën e rrjetës.

Barcelona u rikthye tek fitorja pas dy barazimeve në La Liga, ai ndaj Valencas dhe Celta Vigos.

Top Channel