Apple është pranë blerjes së Shazam, aplikacion që identifikon muzikën me anë të tingujve të saj.

Sipas mediave në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe bëhet fjalë për një shifër prej 400 milionë dollarësh për kryerjen e kësaj marrëveshjeje.

Shazam është një aplikacion britanik që ofrohet si në versionin për telefonat e mençur, ashtu edhe për kompjutera.

Ai është themeluar në vitin 1999 dhe shumicën e të ardhurave e siguron nga komisionet që përfiton nga klientët që blejnë në iTunes të adresuar nga Shazam.

Si Apple ashtu edhe Shazam nuk kanë komentuar ende këto zëra.

Top Channel