Vettel pranon gabimin: Në Baku momenti më i keq

09/12/2017 12:53

Viti 2017 tanimë është mbyllur për F1 dhe ky është moment për të bërë bilancet. Sebastian Vettel është një nga ata që ka shumë për të analizuar për mbylljen e sezonit të tij në F1. Dhe kur kthen kokën pas për gjermanin momenti kyç është gara e Azerbajxhanit.

“Momenti më i keq ka qenë në Baku. Prisha garën duke bërë diçka të panevojshme – tha gjermani i Ferrarit, duke kujtuar kontaktin me Hamilton, kur në pistë ishte ende makina e sigurisë – Edhe në Singapor dhe Japoni nuk shkoi gjithçka mirë, por besoj se është ndryshe, pasi nuk mund të kontrollosh diçka që nuk është në dorën tënde”.

Por Vettel pohon gjithashtu se i ka pëlqyer edhe dueli me Hamilton.

“Nuk mund të vësh në dyshim shpejtësinë dhe aftësitë. Është shumë i shpejtë dhe bën shumë pak gabime”, tha Vettel që shpreson shumë për vitin e ardhshëm.

Top Channel