West Ham befason Chelsea-n në një nga ndeshjet e shumta derbi të Londrës.

Skuadra e drejtuar nga David Moyes, që nuk e njihte shijen e fitores prej më shumë se 2 muajsh iu imponua kampionëve të Anglisë duke i mundur me rezultatin 1-0, me Chelsea-n që tashmë e sheh veten 11 pikë larg Manchester Cityt, që të dielën do të luajë derbin me Manchester City.

West Ham-i iu fal golit të Arnautovic të shënuar në minutën e 6 te pjesës së parë për të marrë këto 3 pikë që gjithsesi e lëne atë ende në pozita delikate në klasifikimin e Premier Leagues pasi në lojë është mbijetesa në kategorinë më të lartë të futbollit anglez.

Top Channel