Foto arkiv

Një aksident me dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Sheq i Vogël” të Fierit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar bashkëshortja e shtetasit L.T, 23 vjeçe dhe djali i tyre disa ditësh, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel