Përmbytja e bizneseve; Rikthimi i vështirë, dëmet më të mëdha në bujqësi

09/12/2017 15:21

Numri i bizneseve të dëmtuara nga përmbytja u raportua nga emergjencat civile. Bëhej fjalë për disa dhjetëra, por në të vërtetë numri është shumë më i madh.

Ujërat përfshirë shumë ferma bujqësore dhe blegtorale duke shkatërruar bazën ushqimore. Fermerët thonë se më e keqja vjen pasi ikën uji, sepse kafshët që ata rrisin nuk mund te kullosin ne balte. Në fshatin Fitore në Vlorë, Vjosa pushtoi shume biznese, edhe baxhon e Dhimitraq Guçaj, i cili thotë se humbi 10 milionë lekë investim dhe mall.

“Ky vit, ishte më i keq nga 2015-ta. Këta inxhinierët nuk vijnë, ose nuk duan që ta bëjnë këtë punë. Që nivelin ta çojnë atje ku duhet për pritat që të mos ketë problem askush. Dëmi për këtë vit është rreth 100 milionë lekë”, tregon Dhimitraq Guçi,

Ndihma nga forcat e ushtrisë nuk na ka munguar, por prurjet ishin më të mëdha se në 2015 kur ai thotë se pësoi një dëm prej 23 milionë lekesh pa marrë asnjë ndihmë më pas. Edhe Irakli Nushi u dëmtua, ai ka një dyqan të vogël.

“Dëmet ishin të mëdha. Janë dëmtuar produkte ushqimore dhe cigare”, shprehet Irakli Nushi.

Më keq gjendja ka qenë te grumbullimi i bimëve medicinale, kur ende nga ambientet grumbulluese nuk ka ikur balta dhe uji.

“Dëmi 10-15 milionë lekë, mall që ka marrë uji”, shprehet Manush Kadiu.

Biznesi sipas kreut të Dhomës së Tregtisë u godit më shumë së familjet në Gjirokastër.

Dëmi është shumë i madh. Malli është për asgjësim. Po groposim mallin për ta asgjësuar”, thotë Albana Bizhga, administratore biznesi.

Dëmet në njësitë e shërbimit janë të mëdha, ndërsa disa ferma bagëtish në të gjithë qarkun gjenden gjysmë të izoluara prej dëmeve që dherat balta dhe reshjet shkaktuan në infrastrukturën fizike të objekteve dhe bazën ushqimore të bagëtive.

Top Channel