Akuzat për mospërkrahje të artistëve, Kumbaro: Jo të gjithë përfitojnë

09/12/2017 15:04

E ftuar në Top Show Magazine, ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro e ngacmuar nga Ervin Kurti për akuzat e disa artistëve dhe regjisorëve për mospërkrahje nga ana e saj, ka reaguar duke thënë se jo të gjithë arrijnë, pasi ka një seleksionim, i cili bëhet nga një bord dhe jo nga ministri.

“Unë i mbështes artistët dhe regjisorët, por jo të gjithë arrijnë të përfitojnë sepse në art, teatër, muzikë, ka gjithmonë një seleksionim, i cili, bëhet nga një bord dhe jo nga ministri”, u shpreh ajo.

Top Channel