Ushqime e batanije për të përmbyturit në Gjirokastër

08/12/2017 11:01

Të paktën 200 pako me ushqime dhe batanije kanë mbërritur nga Drejtoria e Emergjencave Civile për familjet më të prekura nga përmbytjet në Gjirokastër.

Banorët kanë deklaruar dëme në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake, ndërsa uji vijon të jetë prezent në toka bujqësore.

Kreu i rezervave të shtetit për rajonin jugor, Jorgo Muka është shprehur se është bërë shkarkimi i ndihmave në ushqime, ndërsa në vijim priten edhe ndihmat në shtretër.

Edhe organizata “Save the Children” i është përgjigjur kërkesës se Bashkisë së Gjirokastrës për ndihma. Ushqime dhe veshmbathje janë shpërndarë për familjet e prekura nga përmbytjet që jetojnë pranë shtratit të lumit Drino.

Top Channel