Sul Demollari, “show” nga goditja e këndit

08/12/2017 10:33

Në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 ka qenë padyshim futbollisti më i mirë shqiptar, madje disa e konsiderojnë më të mirin e të gjitha kohërave.

Numrat e tij në fushë kanë qenë spektakolare në ekipet ku ka luajtur, por edhe në Kombëtare.

Sulejman Demollari mbetet i magjishëm, edhe tanimë që vitet i rëndojnë mbi supe. Në një postim në rrjetin social Facebook, Demollari ka treguar klasin e tij me një goditje këndi.

Top Channel