Pasi publikoi disa prej vendimeve të marra në mbledhjen e Këshillimit të Ministrave në qytetin e Shkodrës, ku njoftoi dhe vendimin për dhënien e 84 bursave, Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e ekselencës të universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Kryeministri tha se deri tani është humbur shumë kohë për të qenë në një tjetër stad.

“Dilema tashmë për ju pas universitetit, nuk është një dileme vetëm e të rinjve apo të reja, por e ta gjithë atyre që janë në një moment që mund të zgjedhin dhe intervistohet në sferat më të rëndësishme të profesionit të vet edhe në vendet më të zhvilluara”, tha Kryeministri para studentëve të ekselencës.

Sa i përket largimit të të rinjve nga vendi, Rama u shpreh se kjo është baza e asaj që do t’i ndodhë për shumë herë më mirë në vitet që do të vijnë.

“Nuk ka një vend të vetëm që mund të zhvillohesh nëse nuk mund të lëvizin, nëse njerëzit nuk njohin botë të reja. Dhe këtu nuk flas për ata që ikin dhe sjellin para, por ata që ikin dhe këtu sjellin dije. Të jeni të bindur se çfarë po i ndodh vendit tonë është baza e asaj që do t’i ndodhë për shumë herë më mirë në vitet që do të vijnë. Asnjë vend nuk bëhet nëse nuk ka lëvizje. Kroacia është anëtare e BE. 50 mijë të rinj janë larguar nga Kroacia”, tha Rama.

Top Channel