Princi Albert II i Monakos do të vizitojë Shqipërinë vitin e ardhshëm, teksa është takuar me kreun e shtetit Ilir Meta.

Takimi është zhvilluar në Marsejë ku u diskutua edhe për qendrën turistike Sazan- Karaburun, për të cilën të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për projektin e rëndësishëm.

Gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos në çështjet e Mesdheut dhe të ruajtjes së mjedisit, ku Princi Albert II shquhet për përkushtimin dhe angazhimin e tij serioz.

Top Channel