Juve-Inter, ose dueli Higuain-Icardi

08/12/2017 12:39

Numërimi mbrapsht vijon pafundësisht përpara një sfide me kaq shumë pritshmëri, siç është ajo e mbrëmjes së të shtunës në “Juventus Stadium”, që në mënyrë surprizë është rikthyer të jetë një duel për titull.

Interi është e vetmja skuadër në Serie A që nuk ka pësuar humbje dhe momentalisht kryeson i vetëm me 1 pikë më shumë sesa Napoli dhe 2 më shumë sesa bardhezinjtë kampionë Italie në fuqi, të cilët kanë për objektiv të futen në histori me “tringjyrëshin” e shtatë radhazi.

Një sfidë, në të cilën të dyja skuadrat duket se presin mbi të gjitha nga dyshja e goleadorëve Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi, dy “bombera” rivalë në Itali, por ndoshta edhe tek Argjentina, ku garojnë për një vend titullari në krah të Messit për Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.

Me shumë mundësi, dueli mes dy qendërsulmuesve më produktivë të këtij sezoni do të jetë edhe vendimtar sa i përket rezultatit të sfidës.

Higuain apo Icardi, cili prej tyre do të jetë protragonist nesër mbrëma në #Juventus 🤜🤛 #Inter?#SerieA 💪⚽

Posted by Top Channel Sport on Friday, December 8, 2017

Por, le të studiojmë pak statistikat e të dy futbollistëve:

FOTO GALERI
1/2
156: ndeshjet në Serie A me fanellat e Napolit dhe Juventusit 74: ndeshjet në të cilat ka shënuar (47% e atyre ku ka luajtur) 104: golat e shënuar 21: golat e shënuar me këmbën e majtë 76: golat e shënuar me këmbën e djathtë 96: golat e shënuar nga brenda zonës së rreptësisë 8: golat e shënuar nga jashtë zone 12: golat e shënuar me penallti 24: dygolëshat e realizuar (3 ndaj Lazio, 2 ndaj Torino, Milan, Genoa, Sampdoria, Bologna, Atalanta, Sassuolo; nga një kundër Cesena, Inter, Empoli, Cagliari, Chievo, Pescara e Frosinone) 0: asnjë “poker” i shënuar nga “El Pipita” në Itali.

Top Channel