E fërshëllejnë në panair, Rama u tregon pyllin

08/12/2017 14:31

Më 8 dhjetor, ditën e rinisë, Ministria e Turizimit dhe e Mjedisit kishte menduar të organizonte një aktivitet, me regji qendrore, i transmetuar nga platforma ERTV, me nxënës të marrë nga shkollat profesionale, me një skenar të thjeshtë e të qartë: Promovimin e turizmit të aventurës në Shqipëri.

Por ajo që përjetoi kryeministri, kur u ngrit të merrte fjalën, ishte një aventurë të pakëndshme.

“Së pari kam një sugjerim për disa djem këtu që fishkëllejnë nga kënaqësia. Këtu afër është pylli, mund të shkoni të hipni nëpër pemë dhe të fishkëlleni”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Edi Rama u fërshëllye nga të rinjtë, pikërisht në ditën e rinisë, më 8 dhjetor.

Top Channel