Shkakton aksidentin e largohet, policia publikon pamjet

07/12/2017 18:00

Momenti i një aksidenti të rëndë është filmuar në West Midlands të Anglisë më 9 nëntor, teksa shoferi i makinës është larguar pasi përplasi dy persona me biçikletë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Policia ka publikuar pamjet filmike të siguruara nga kamerat në rrugë me shpresën për të identifikuar automjetin dhe drejtuesin e makinës, pasi deri më tani ende nuk ka një indicie se kush mund të jetë autori i aksidentit.

Top Channel