Një pikturë 500-vjeçare e Jezu Krishtit, që besohet të jetë vepër e Leonardo da Vinçit, po shkon në Luvrit të Abu Dhabit, ku do të ekspozohet në këtë muze.

Muzeu i sapo hapur, bëri njoftimin në Twitter, pa specifikuar nëse kishte blerë pikturën në ankand këtë muaj. Raportet e medias thonë se piktura është blerë nga një princ saudit.

Piktura e njohur si Salvator Mundi (Shpëtimtari i Botës), u shit në Nju Jork për një rekord prej 450 milionë dollarësh.

Ky ishte çmimi më i lartë i ankandit për çdo vepër arti të shitur deri më sot, ndërsa blerësi është ende i paidentifikuar zyrtarisht.

New York Times raportoi se ai ishte blerë nga princi i Arabisë, Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud, duke cituar dokumentet që gazeta kishte shqyrtuar.

Leonardo da Vinci vdiq në vitin 1519 dhe ka më pak se 20 prej pikturave të tij në ekzistencë.

Top Channel