Mbrëmjen e sotme është mbyllur faza në grupe e Europa Leagues, teksa është përcaktuar edhe numri prej 24 skuadrash, që do të vijojnë më tej në këtë kompeticion.

Bie në sy kualifikimi i dy skuadrave serbe, Partizani i Beogradit dhe Crvena Zvezda, me këta të fundit që eliminuan gjermanët e Kolnit.

Mjaft interesant ishte edhe kualifikimi i kazakëve të Astanës, që mposhtën 0-1 Slavian në Pragë, duke lënë çekët jashtë kompeticionit.

Ja 24 skuadrat që siguruan kualifikimin:
1. Villareal
2. Astana
3. Dinamo Kiev
4. Partizan beograd
5. Braga
6. Ludogorets
7. Milan
8. AEK
9. Atalanta
10. Lyon
11. Lokomotiva e Moskës
12. Copenhagen
13. Plzen
14. Steaua Bukuresht
15. Arsenal
16. Crvena Zvezda
17. Salzburg
18. Marseille
19. Ath. Bilbao
20. Ostersunds
21. Lazio
22. Nice
23. Zenit
24. Real Sociedad

Top Channel