CR7, rekord të ri në Champions. “Nike” tradhton ceremoninë e “Topit të Artë”

07/12/2017 09:34

Në pritje për të fituar edhe zyrtarisht trofeun e “Topit të Artë” për sezonin që lamë pas, Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord historik mbrëmjen e së mërkurës.

Ylli portugez i Realit të Madridit, pas shënimit të golit në pjesën e parë të sfidës me Borussia Dormundin, është bërë futbollisti i parë në historinë e Champions League që shënon gol në të gjashta ndeshjet e fazës së grupeve.

Tashmë që kjo fazë e kompeticionit më të lakmuar për klube në Europë ka përfunduar, me shortin që do të hidhet ditën e hënë në orën 12, Cristiano Ronaldo numëron 9 gola gjithsej gjatë këtij sezoni.

Ndërkohë, një zbulim i bujshëm është konsideruar ai i kompanisë së veshjeve sportive “Nike”, që aksidentalisht tregon para kohe atë që ndoshta të gjithë e presin: Që CR7 do të fitojë trofeun e pestë të “Topit të Artë”, por duke e bërë këtë fakt të kryer në këpucët e reja të portugezit.

Në këpucët sportive (takat) “the Mercurial Superfly” lexohet “V Quinto Triunfo CR7”, ende pa u zyrtarizuar përmes ceremonisë në Paris fituesi i trofeut më prestigjioz individual për futbollistët.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel