Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
2/16
15 SEVILLA Efektet e dramës personale tepër të ndjeshme të Berizzos do të përfundonin, herët a vonë. Në Maribor të Sllovenisë, andaluzianët vuajtën falë një paraqitjeje jo mbresëlënëse, ndoshta edhe për shkak të situatës së klasifikimit që thuajse ishte përcaktuar. Shenja e mirë ishte paraqitja e brazilianit Ganso.

Top Channel