Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
1/16
16 BASEL Në fazën e 1/8-ave është futur edhe Bazeli i Taulant Xhakës, ose thënë ndryshe “Juventusi i Zvicrës”. Fitoi 2-0 ndaj një skuadre si Benfika që ishte eliminuar nga gjithçka, por gjithnjë për t’u respektuar për shkak të emrit. Benfika, në këtë aspekt, vlen më shumë sesa Olympiacosi.

Top Channel