Çfarë po ndodh në “Zonën 51” – VIDEO

07/12/2017 17:31

Dy zhurma të fuqishme, që zakonisht krijohen nga avionët supersonikë, janë dëgjuar në bazën ushtarake sekrete e quajtur “Zona 51” në SHBA.

Pas publikimit të videos, ku në sfond dëgjohet edhe shpërthimi, ka rindezur serish pretendimet se CIA po fsheh një teknologji aliene në këtë zonë.

Teori të reja konspirative kanë dalë pas publikimi të videos, duke pretenduar se shpërthimet sonike tregojnë se CIA po teston në mënyrë të fshehtë teknologjinë aliene ose avionë luftarakë hipersonikë.

Top Channel