Tenton të marrë fëmijën nga çerdhja, shkel urdhrin e mbrojtjes ndaj ish gruas

06/12/2017 09:12

Një 40-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj ish bashkëshortes së tij.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Edmond Mbrati kisht shkuar për të marrë në çerdhe djalin e tyre, por ish bashkëshortja, F. A, 33 vjeçe nuk e ka lejuar. Ai ka shkelur urdhrin e mbrojtjes ndaj saj, duke përfunduar në prangat e policisë.

Top Channel