Elseid Hysaj dhe shokët e tij të skuadrës kanë mbyllur aventurën e tyre në Champions League për këtë sezon me humbje në Holandë, e tashmë duhet të kënaqen vetëm me faktin se do të vijojnë të luajnë në Europa League.

Me këtë humbje Feyenoord ka marrë pikët e para në një grup mjaft të vështirë, ndërsa fati i kualifikimit të italianëve nuk ishte tërësisht në duart e tyre, pasi përveçse fitores në transfertë u nevojitej edhe humbja e ukrainasve të Shakhtar.

Vetëm 2 minuta pas fillimit të lojës, Piotr Zielinski kaloi në avantazh italianët, por nuk ishte e thënë që ata mbyllnin me fitore ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Champions League, pasi Nicolai Joergensen në të 33-ën shënoi golin e barazimit.

E ndërsa ndeshja po i afrohej fundit, Feyenoord i mbetur me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Tonny Vilhena në të 83-ën, ka kaluar në avantazh me anë të Jerry St. Juste.

Ndërkohë që Manchester City ka pësuar humbjen e parë në Champions, duke u mposhtur me rezultatin 2-1 në Ukrainë.

Bernard në të 26-tën dhe Ismaily në të 32-tën shënuan edhe golat që i dhuruan jo fitoren ukrainasve të Shakhtar ndaj Manchester City, në një ndeshje ku i duhej me patjetër që të mos humbiste në mënyrë që të vijonte akoma edhe më tej aventurën Champions. Goli i vetëm për anglezët ka ardhur nga këmbët e Agueros nga pika e bardhë e penalltisë në kohën shtesë.

Top Channel