Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e datës 6 dhjetor 2017 ka miratuar tematikën e kartëmonedhës me kurs ligjor 10 mijë lekë të reja.

Ky është vendimi që ka marrë Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e datës 6 dhjetor 2017.

Vendimi miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si Himni i Flamurit “ Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Top Channel