Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, reagoi pas vendimit të Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit duke thënë se SHBA nuk mund të ishte më ndërmjetësuese për paqen.

Por në anën tjetër, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kjo ishte një ditë historike dhe se Izraeli i ishte shumë mirënjohës presidentit Trump.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres tha se ky ishte një moment ankthi.

Presidenti francez, Emanuel Macron, tha ndërkohë se Franca nuk e mbështeste lëvizjen dhe apeloi për qetësi, ndërsa grupi palestinez Hamas, tha se vendimi i Trump do të hapte dyert e ferrit për interesat amerikane në rajon.

Top Channel