Foto arkiv

Nuk iu bind urdhrit të policisë, dhe pak metra më tutje hodhi me shpejtësi drogën që kishte në makinë, për të braktisur më pas dhe këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Kalivaç-Krahës. Sinan Zeneli, 25 vjeç nga Kalivaçi, gjatë lëvizjes me mjetin e tij “Fiat Punto”, me targë AA 427 LR nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi.

Më pas ai kishte hedhur dy thasë plastikë nga makina, me peshë 23.5 kg, teksa braktisi mjetin e tij në qendër të fshatit Krahës dhe u largua.

Tashmë 25-vjeçari Zeneli është shpallur në kërkim me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Top Channel