Drogë dhe armë zjarri janëe sekuestruar në Zhapokikë të Gjirokastrës, teksa policia po punon për arrestimin e autorëve.

Në sajë të informacioneve të mara, policia pikasi dy autorët, emrat e të cilëve nuk i bën të ditur për arsye hetimi, po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur “Përroi i Madh”, në fshatin Zhapokikë, Bashkia Memaliaj.

Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në një zone me shkurre 4 armë zjarri, përkatësish: Tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë.

Gjithashtu,pranë tyre është gjetur dhe një qese e zezë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale, 5 kg.

 

Top Channel