Dëmshpërblimi i përmbytjeve, Ahmetaj: 5 milionë euro në 2015

06/12/2017 15:19

Ministri i Financave Arben Ahmetaj zbuloi se sa para ka paguar qeveria për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga përmbytjet e vitit 2015.

“U paguan 5 milionë euro me grant të Bashkimit Europian”, tha Ahmetaj.

Edmond Spaho e krahasoi këtë shifër me ato që ka paguar qeveria e Partisë Demokratike në vitet 2010 dhe 2012.

Për vitin 2017 qeveria ende nuk ka një faturë për dëmshpërblimin e familjeve nga përmbytja, pasi ende nuk janë bërë vlerësimet e dëmeve. Por sipas të dhënave të bëra publike nga emergjencat civile, këtë herë numri i banesave të prekura nga vërshimi i ujrave ka qenë disa herë më i lartë se në vitin 2015.

Debate mesa duket do të ketë edhe për nismën e qeverisë për sigurimin e detyruar të banesave:

“Mos bëj gabimin të sjellësh ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave”, tha Spaho

“Pse do na vrasësh ë?”, i përgjigjet Braçe.

“Nuk do të të vras unë jo, po do të rëndosh qytetarët”, tha Spaho.

Top Channel