Çmimet në letërsi, Idir Azizi autori i vitit, Diana Kastrati për përkthimin

06/12/2017 20:25

Ministria e Kulturës kurorëzoi botimet më të mira në letërsi e përkthim për vitin 2016 përmes ceremonisë së Ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë në sallën e ftohtë të Teatrit të Kukullave, ku leximet e aktorëve Vasjan Lami e Adelina Muça ngrohën teatrin dhe të ftuarit.

Përkthimi më i mirë për vitin që kemi lënë pas u vlerësua libri “Kanali Musolini” i autorit Antonio Pennachi, sjellë në shqip nga Diana Kastrati.

“Janë autorët ata që i bëjnë nder përkthyesve. Ky roman rrëfehet me një frymë dhe tregohet nga një personazh”, shprehet Diana Kastrati, përkthyese

Ndërsa autori më i mirë për vitin 2016 u vlerësua Idlir Azizaj për novelën e tij dramaturgjike me titull “Shekspirotët”, një autor, në veprën e së cilit spikat thirrja për dinjitet e qytetarit që dhunohet në mënyrë demokratike.

“Ministrja e Kulturës e quajti një problem social largimin e lexuesit nga libri, ndaj ftoi gjithkënd të kontribuojë në këtë nismë për ta kthyer në mënyrë jetese leximin”, u shpreh Idlir Azizaj, shkrimtar.

“Sado që të përpiqet Ministria e Kulturës edhe nëse shumëfishon fondet kjo gjë nuk bëhet. Duhet të përpiqemi të gjithë. Ftoj secilin nga ju, nga ata që na dëgjojnë që t’i bashkohet kësaj nevoje kolektive, që libri të jetë një mënyrë jetese kulturore”, tha Mirela Kumbaro, ministre Kulture.‎

Top Channel