Vullnetarizmi nuk ngelet vetëm në kuadrin e ndihmës së njerëzve në komunitet, por dhe kafshëve në nevojë dhe për këtë bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë duke u kërkuar qytetarëve të ndihmojnë në Kopshtin Zoologjik.

Me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit, APR Tirana, Green Line Albania dhe Vullnetarët e Kopshtit Zoologjik organizojnë aktivitetin: “1 Ditë Vullnetarizmi në ZOO PARK”, ku çdo i apasionuar pas kafshëve do ketë mundësi që të kujdeset, pastrojë apo ushqejë kafshët që gjenden në Kopshtin Zoologjik.

Gjatë kësaj dite të gjithë vullnetarët do të trajnohen nga stafi i Zoo Park mbi punët e përditshme dhe përkujdesin ndaj kafshëve. Më pas do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre konkret në pastrimin e territorit brenda dhe jashtë Zoo Park, pastrimin e vendqëndrimit të kafshëve, sistemimin e logjistikës dhe ushqyerjen e kafshëve.

Top Channel