31. Paul Pogba - Manchester United

Paul Pogba nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho në 3 ndeshjet e radhës së Manchester United në Premier League. Mesfushori francez u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e së shtunës me Arsenalin për një faull të rëndë ndaj Bellerin.

Por drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ vendosën të mos e apelojnë këtë dënim për Pogba, për të cilin është i sigurt dënimi me 3 ndeshje pezullim.

Kështu Pogba, përveç derbit me Manchester City që do të jetë këtë fundjavë do të mungojë edhe në sfidat me Bournemouth në 13 dhjetor dhe West Bromwich në 17 dhjetor.

Top Channel