Një 33-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe për më tepër në sy të fëmijëve të mitur.

Policia e Vlorës bën të ditur se Benard Alimuçaj, 33 vjeç nga Vlora, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në sy të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij, G. Alimuçaj, 23 vjeçe.

Dhuna në familjen Alimuçaj ka qënë e përsëritur sipas informacionit zyrtar, dhe paraprakisht dyshohet se shkak janë mosmarrëveshjet në çift, pasi Benardi ishte i papunë.

Top Channel