Debutim “shokues” i Cristiano Jr. në Instagram: Faleminderit idhulli im…Messi!

05/12/2017 15:54

“Elementare, Watson”, ishte përgjigjja që Sherlock Holmes i jepte Watsonit në filmin me të njëjtin emër të vitit 2009.

Pak orë më parë, ose më saktë orët e vona të së hënës, Cristiano Junior, vetëm 7 vjeç e gjysmë, do të debutonte në rrjetet sociale, por me një foto të çuditshme që shtangu jo vetëm sportdashësit anembanë botës, veçanërisht ata që janë fansa të babait të tij Cristiano Ronaldo, por edhe vet të atin.

Cili është futbollisti i preferuar i djalit të parë të CR7? Thjesht dhe pastër, Lionel Messi!

Ajo ishte fotoja e dytë e publikuar prej djalit të parë të portugezit, e bëhet fjalë për momentin kur takoi për herë të parë në vitin 2015, vetëm pak çaste përpara se i ati të merrte në duar trofeun e “Topit të Artë”, argjentinasin Lionel Messi.

Teksti që shoqëron foton është i shkurtër por shumë domethënës: Faleminderit idhulli im!

Fotoja e parë, ndërkohë, ishte një paraqitje “nudo” së bashku me babain e tij, gjatë një momenti kur Cristiano Ronaldo lançonte linjën e tij të veshjeve, dedikuar fëmijëve, që mban pikërisht emrin e tij.

Në harkun e pak orëve, pa mbushur 24 orë nga debutimi, Cristiano Junior do të publikonte 6 foto në total, duke rritur numrin e ndjekësve në mënyrë të habitshme me më shumë se 1.000 fansa në orë. Por cilat profile ndjek vet Cristiano Jr.? Janë pak dhe të përzgjedhura: ai i babait, të fejuarës së tij Georgina, nënës Maria Dolores dhe hallës Katia. Nuk mund të mungonin profilet zyrtare të Realit të Madridit, Sergio Ramosit…por edhe ai i Lionel Messit.

gracias mi ídolo ??❤️ @leomessi

A post shared by Cristiano Junior (@mrahunter) on

Top Channel