Stadiumi “Nacional” do të jetë në Drenas

04/12/2017 11:04

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektin për ndërtimin e stadiumit “Nacional” në zonën ekonomike të Drenasit.

IndeksiOnline shkruan se është miratuar kërkesa e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Pas këtij vendimi, pritet kalimi i pronës nga varësia e Komunës në varësi të Qeverisë dhe më pas studimi i fizibilitetit.

Stadiumi i ri, ku do të luajë përfaqësuesja e Kosovës do të jetë 14 kilometra larg Prishtinës dhë në distancë të afërt nga autostrada dhe aeroporti i vendit, karakteristika këto që e kanë favorizuar në krahasim me projektet e tjera.

Top Channel