Projekt-rezoluta për dënimin e dhunës ndaj grave, Kryemadhi: Shpresë e re

04/12/2017 22:02

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka vlerësua si një moment mjaft pozitiv miratimin e rezolutës për dhunën ndaj grave, duke e cilësuar si një shpresë të re.

Postimi i plotë
“Miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave është moment pozitiv dhe tashmë përgjegjësi e të gjithë politikës!
Ky solidaritet i gjerë politiko-shoqëror është një shpresë e re për një ndarje njëherë e përgjithmonë nga kjo shëmti e papranueshme dhe e rëndë, siç është dhuna ndaj grave.

Si kryetare e LSI-së, por dhe personalisht do të investohem me të gjitha fuqitë e mia që kjo rezolutë të mos mbetet vetëm një deklaratë në letër, por një dokument veprimi për të mirën e gruas shqiptare e te Shqipërisë ne tërësi.

PËR OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM:
Votimi unanim i rezolutës për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm demonstron një orientim pozitiv të Shqipërisë drejt politikave afatgjata dhe në sinkron me qëndrimet e vendeve më të përparuara të botës.

Kjo është një sprovë që Shqipëria ti largohet njëherë e përgjithmonë spontanitetit dhe të orientojë politikëbërjen drejt objektivave afatgjatë e të qëndrueshëm që sigurojnë një zhvillim ekonomik e shoqëror pozitiv e shpresëdhënës.
Politikëbërja tash e tutje ka detyrim ti respektojë këto objektiva të qëndrueshme e jo ti devijojë ato për interesat e çastit e të ditës”, shkruan Kryemadhi.

Top Channel