Ancelotti refuzon Italinë

04/12/2017 11:25

Carlo Ancelotti ka zhgënjyer italianët të cilët do e donin në drejtimin e kombëtares së tyre pas largimit të Venturës.

“Unë te kombëtarja? Jo sepse do të thonte të ndryshoja zanat. Unë dua të stërvis çdo ditë një skuadër klubi”, tha ish-trajneri i Milanit i ftuar në emisionin “Domenica Sportiva”.

“Jam i nderuar nga fakti që të gjithë italianët më duan në drejtimin e kombëtares. Futbolli italian ka probleme të cilat nuk mund t’i zgjidh vetëm unë, është çështje e sistemit. Futbollisti italian, për momentin, nuk është në nivelin e atij spanjoll, gjerman apo anglez”, shtoi Ancelotti.

Top Channel