Lazio zyrtarizon afrimin e parë, vjen ish mbrojtësi i Juventusit

03/12/2017 09:46

Me merkaton e janarit që do ende edhe pak ditë të hapet zyrtarisht, të gjitha klubet thuajse i kanë planifikuar lëvizjet dhe po punojnë për realizimin e tyre.

Kështu, menaxheri i Lazios, igli Tare ka arritur të zyrtarizojë edhe afrimin e parë në klubin bardhekaltër, mbrojtësin uruguaian të Veronës, Martin Caceres.

Ky i fundit ka një kontratë që e lidh me klubin veronez deri më datën 6 janar dhe pastaj do t’i bashkohet skuadrës së Simone Inzaghit me parametra zero.

Caceres do të nënshkruajë një kontratë 6-mujore, që rinovohet automatikisht edhe për një tjetër sezon, nëse lojtari do të luajë në të paktën 50% të ndeshjeve.

Top Channel