Kartoni i kuq, Pogba humb derbin

03/12/2017 09:40

Manchester United arriti të marrë një fitore mjaft të çmuar në “Emirates Stadium’ të Londrës, përballë Arsenalit.

Skuadra e Mourinhos mposhti ‘Topçinjtë’ me rezultatin 1-3, ndërsa protagonist u bë mesfushori francez i ‘djajve të kuq’, Paul Pogba.

Ky i fundit ishte një nga më të mirët në fushë, deri në minutën e 73-të, kur bëri një ndërhyrje mjaft të ashpër ndaj Bellerin dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq nga gjyqtari i takimit.

E nëse mungesa e tij u menaxhua mirë nga Mourinho në minutat e mbetura, duket se do të peshojë më shumë fundjavën e ardhshme në derbi.

Të dielën tjetër, në derbin e Manchesterit, skuadra e Mourinhos luan sezonin pasi në rast fitoreje rihap garën për titull, ndërsa nëse humb, del përfundimisht jashtë saj.

Gjithsesi, edhe këtë herë portugezi do të duhet t’i bëjë llogaritë pa mesfushorin e tij më të mirë, Paul Pogba, që për më tepër kishte vetëm 2 javë që ishte rikuperuar nga një dëmtim.

Top Channel