Trageti i linjës Durrës-Ankona ka lënë të pa imbarkuara në ambientet e portit rreth 80 automjete të llojeve të ndryshme.

Kjo ka ndodhur për shkak të kontrollit dhe kalimit në skaner të automjeteve në port dhe në doganë. Kontrolli ka shkaktuar radhë të gjata dhe për pasojë vonesë në imbarkimin e mjeteve.

Edhe pse trageti është nisur me 1 orë e 30 minuta me vonesë ka qenë e pamundur që të ankorohen të gjitha mjetet që prisnin në radhë.

Drejtuesit e automjeteve dhe autobusëve janë në pritje të mbërritjes së tragetit tjetër të linjës Durrës-Ankona.

Top Channel