Manchester City ruajti distancën në krye të renditjes së Premier League me një tjetër sukses të regjistruar në minutat e fundit.

Këtë radhë viktima e armatës multimilionëshe të trajnerit Guardiola ishte West Ham që u dorëzua 2-1 në një transfertë ku meritonte ndoshta diçka më shumë.

Ogbona i dha avantazhin londinezëve kur skuadrat përgatiteshin të shkonin në pushim por për barazpeshën mendoi mbrojtësi argjentinas Otamendi.

“Qytetarët” e shtuan presionin në portën e West Ham, por sulmet radhazi nuk ishin efikase deri në një shpikje të bukur të belgut De Bruyne. Ky i fundit harkoi në zonë një top që David Silva e çoi në rrjetë në një pozicion të vështirë. Me këtë fitore Manchester City rivendos në 8 pikë diferencën me United, ndjekës në vendin e dytë.

Top Channel