Arp, shumë i vogël për të luajtur natën

02/12/2017 12:50

Në Bundesligë ka lindur një yll i ri. Emri i tij është Jann-Fiete Arp, është 17 vjeç dhe luan për skuadrën e Hamburgut. Me dy gola në 5 ndeshjet e fundit, Arp ka fituar zemrat e tifozëve dhe mediave gjermane, që e shikojnë atë si yllin e ardhshëm të futbollit gjerman.

Deri këtu, gjithçka është shumë mirë, por ka një problem të vogël. Sipas ligjit gjerman, minorenët si Jann-Fiete Arp nuk mund të punojnë përpara orës 6 të mëngjesit dhe përtej orës 8 të mbrëmjes.

Nuk është ndonjë problem i pazgjidhshëm, më shumë se një burokraci. Çdo herë që Hamburgu dëshiron të ketë në fushë Jann-Fiete Arp në një ndeshje që luhet në mbrëmje,duhet më parë të sigurojë lejen nga prindërit dhe një autorizim special nga pushteti lokal.

Në takimin ne transfertë kundër Freiburg, Arp ishte me skuadrën, pasi leja mbërriti në kohën e duhur. Gjithsesi, lajmi i mirë është që Arp mbush 18 vjeç më 6 janar, kështu që Hamburgu llogaritë do t’i bëjë për 3 javët e mbetura të kampionatit.

Top Channel