Motit me reshje të dendura, që solli edhe përmbytje në pjesën më të madhe të vendit, nuk i shpëtoi as kryeqyteti.

Madje, mbrëmjen e kaluar, autostrada Tiranë-Durrës u bllokua tërësisht, ndërsa mëngjesin e sotëm u bë i munduar kalimi vetëm në njërin krah të autostradës.

Top Channel ka siguruar një video të filmuar nga operatori Elis Kruja me “dron”, e cila tregon përmbytjen në zonën e autostradës, pranë edhe një qendre tregtare, e cila u përmbyt mbrëmjen e kaluar.

Top Channel