Sot hidhet shorti i Botërorit, ish-trajneri i Italisë me pushime në Zanzibar

01/12/2017 11:59

Sot pasdite në Moskë do të njihemi me grupet e Botërorit të Rusisë, por mes 32 kombëtareve pjesëmarrëse, mungesa e madhe do të jenë 4 herë kampionët e Botës, Italia.

Në Itali, por jo vetëm, mungesa e “të kaltërve” ka bërë të “vuajnë” shumë persona, por duket se nuk rezulton kështu për trajnerin e larguar tashmë nga Italia, Gian Piero Ventura.

Trajneri i shkarkuar pas dështimit është fotografuar duke u realaksuar në Zanzibar.

Ndërkohë, Geri Lineker, ish-futbollist ikonë i përfaqësueses së 3 luanëve, do të moderojë eventin e hedhjes së shortit në Moskë. Lineker ka qenë ekskluzivisht kritik ndaj mënyrës sesi FIFA zgjidhi organizatorët, kjo edhe për shkak se pikërisht Rusia mundi Anglinë në përpjekjet për turneun.

Në krah të ish-futbollistit do të jetë gazetarja ruse Maria Komandnaya, ndërsa më shumë se 200 vende anembanë globit do të transmetojnë direkt ceremoninë e shortit në Moskë, por jo vetëm kaq.

Mbrëmjen e 1 dhjetorit do të ketë 8 asistentë luksi në shortin e finaleve të botërorit, emra që çdo tifoz do të donte t’i kishte parë me fanellën e kombëtares së tij. Laurent Blanc, Gordon Banks, Cafu, Fabio Cannavaro, Diego Forlan, Diego Maradona, Carles Puyol dhe 91 vjeçari Nikita Simonyan, ish-futbollist i kombëtares që përfaqësonte Bashkimin Sovjetik.

Salla me kapacitet 6 mijë vende do të ketë mes personaliteteve, 30 nga 32 trajnerët e kombëtareve finaliste si dhe të paktën 1 mijë përfaqësues të mediave.

Top Channel